75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mblidhet AAK-ja, nesër tregojnë masat për mbrojtjen e taksës 100% dhe Autostradën e Dukagjinit

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër duke filluar nga ora 14:00, mban mbledhje të jashtëzakonshme.

Në mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Njëherit, në mbledhjen e nesërme do të diskutohen edhe hapat e mëtejshëm, që do t’i ndërmerr Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të ministrit Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.