75 Mall Live Search
17:38 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Z S

Mblidhet AAK-ja, prezantohen 11 kandidatë për kryetar komune

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar me vota unanime një pjesë të kandidaturave për zgjedhjet lokale të tetorit.

Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhjen e sotme janë zyrtarizuar 11 kandidatë të Aleancës për kryetarë komunash në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor 2025.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Nazim Gagica – Gjilan

• Besnik Krasniqi – Prizren

• Xhemile Murati – Ferizaj

• Qazim Nimani – Mitrovicë

• Faton Jakupi – Kamenicë

• Ukë Blakaj – Istog

• Agron Kuçi – Junik

• Vildane Latifi – Fushë Kosovë

• Baki Feta – Podujevë

• Labinot Bislimi – Viti

• Ilir Tasholli – Lipjan

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan nga z. Muharrem Nitaj, përfaqësues i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me ndryshimet në Rregulloren për Zgjedhjet, e cila përfshin edhe procedurat për votimin nga jashtë vendit.

May be an image of 8 people and text that says 'CEN ORN ΜΕ BESIM NẼ ZOT, ATIDHE E SHTET.'

Po ashtu, z. Pal Lekaj, kryesues dhe z. Besnik Tahiri, paraqitën një përmbledhje të përgatitjeve organizative për zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Ndërkohë, z. Lulzim Leci raportoi mbi auditimin e pasqyrave financiare të partisë për vitin 2024, si dhe mbi ecurinë e emërimeve të anëtarëve të Aleancës në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).

Zhvillimet e fundit politike në vend ishin gjithashtu temë e diskutimeve.

Nga Aleanca është bërë e ditur se në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat e tjera, në mënyrë që të finalizohet harta zgjedhore e partisë për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

May be an image of 9 people and text

“Procesi po zhvillohet me ritëm të mirë në shumicën e komunave dhe reflekton përkushtimin e strukturave tona për të ndërtuar një ofertë serioze dhe konkurruese për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme,” thuhet në njoftim.