Mblidhet dega e LDK-së në Beneluks, kjo është kërkesa e tyre për kryesinë qendrore
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Beneluks ka mbajtur mbledhje ku edhe ka shqyrtuar situatën e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, duke thënë se kryesia shpreh përkrahjen e saj të plotë për strukturat e LDK-së dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhiku.
Njëkohësisht kanë kërkuar nga kryesia qendrore që të analizojnë procesin gjedhor dhe të marrin masa të nevojshme në funksion të forcimit të mëtejshëm të partisë.
Njoftimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës -dega në Beneluks.
Kryesia e degës, në mbledhjen e djeshme shqurtojë situatën e zgjedhjeve te qershorit.
Kryesija falëmenderon strukturat dhe votuesit e LDK-së në ketë pjesë të Europës!
Në ketë situatë, kryesia e degës për Beneluks, shpreh përkrahjen e saj të plotë për strukturat e LDK-së, kryetarin z.Lumir Abdixhiku, kryesinë e LDK-së, këshillin e pergjithshëm dhe kuvendin e LDK-së..
Njëkohësisht, kryesia e degës i kërkon kryesisë qendrore që të bëjë një analizë të plotë të procesit zgjedhor dhe të marrë masat e nevojshme në funksion të forcimit të mëtejshëm të LDK-së.
Po ashtu, konsiderojmë e zërave nga jashtë LDK-së dhe disa zërave nga mbrena, duhet t’u bëhet e qartë se vetëm strukturat e LDK-së kanë mandatin dhe legjitimitetin për t’i udhëhequr procesët zgjedhore dhe vendimmarrëse të LDK-së!
Me respekt:B.Kastrati -kryetar dege i LDK-së për Beneluls.
Bruksel .06.07.2026!

