Mblidhet delegacioni i Kosovës për bisedime
Delegacioni kosovar që përfaqësoi Kosovën në Bruksel janë duke u takuar në ambientet e Parlamentit të Kosovës.
Delegacioni në krye me presidentin Hashim Thaçi është i përbërë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Takimi në fjalë nuk ishte paralajmëruar dhe arsyet e temat e këtij takimi nuk janë bërë të ditura për media./Indeksonline/