75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mblidhet ekipi koordinues për dialogun, mungon Fatmir Limaj

Ka nisur mbledhja e ekipit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë tryezë të thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Shpend Ahmeti nga Ekipi Negociator, zevendëskryeministri Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e tjera figura politike.

Ndërsa, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV mungojnë.

Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj që është pjesë e ekipit negociator po mungon në këtë takim për arsyeje të panjohura./Indeksonline/