75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mblidhet Këshilli për Siguri në Drenas, shkak abuzimi seksual ndaj të miturës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar lidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës.

Mbledhja e KKSB-së do të mbahet sot duke filluar nga ora 15:00 në Sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.

Ai ka ftuar të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këtë çështje./Indeksonline/