08:57 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / AR

Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, sot do të mbajë një punëtori në të cilën do të marrin pjesë zyrtarë nga KQZ, OSBE, përfaqësues nga ambasadat e huaja etj. Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në këtë mbledhje do të prezantohen dhe diskutimet e rekomandimeve të KQZ-së në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit.

Do të flasin Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë,    Dominic Howell, ekspert i Mbretërisë së Bashkuar i cili ka hartuar rekomandimet etj, raporton RTKlive.

Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, raporton RTKlive.

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) janë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.

Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK)  jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni janë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.