75 Mall Live Search
07:51 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / L K

Mblidhet Komisioni hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhet Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, përcjell IndeksOnline.

Do të intervistojë dëshmitarët: Jehona Lushaku-Sadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Naser Gega, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Pejës dhe Drita Kadriu, Drejtoria e Arsimit e Komunës, Mitrovicë e Jugut.