75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 16 Korrik 2024 / S Z

Mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të nesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve.

Ndryshe Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua muaj më parë.

Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24.