Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty

Këtë të premte do të mblidhet sërish Komision i posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar mbi raportin e Dick Martyt se në territorin shqiptar ka pasur veprimtari të pretenduar kriminale të UÇK-së.
Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00 ku në rend dite janë 4 pika kryesore, raporton Tch.
Komisioni i posaçëm u miratua më 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptar për krimet e supozuara të UÇK-së.