75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 25 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Mblidhet komisioni parlamentar për mediat, diskutohet lidhur me projektligjin për KPM-në

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet lidhur me projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në fund të vitit 2023, Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Njëra prej ndryshimeve që pritet të ndodh përmes këtij projektligji është ai rreth regjistrimit të mediave online, të cilat publikojnë materiale audio dhe video.

Mbledhja e Komisionit pritet të nis nga ora 11:00./Indeksonline/