75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Mblidhet Komisioni për parandalimin e koronavirusit

Gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi i Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në njoftimin e bërë për shtypin nga Zyra e kryeministrit thuhet se takimi do të fillojë në orën 12:30.


Deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin, ndërkaq në Klinikën Infektive të QKUK-së, aktualisht janë 10 persona të cilët dyshohen se janë prekur nga ky virus.