Mblidhet komisioni për të marrë vendim për thirrje publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Kushtetuese
Ka nisur mbledhja e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë mbledhje pjesë po merr edhe Avokati i Popullit, Naim Çelaj.
Në rend dite janë dy pika:
1. Emërimi i dy zëvendëskryesueseve të komisionit,
2. Marrja e vendimit për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy (2) gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq mbledhja është e mbyllur për media.

