75 Mall Live Search
13:32 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Z S

Mblidhet konklava, më 7 maj për të zgjedhur Papën e ri

Konklava për ta zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut do të fillojë të mërkurën, më 7 maj, njoftoi Vatikani të hënën.

Kardinalët do të mblidhen në Vatikan për të filluar procesin e gjetjes së një Pape të ri, i cili do të bëhet udhëheqësi i 267-të i kishës katolike.

Në konklavë nuk kanë të drejtën e votës të gjithë kardinalët katolikë në për botë.

Do të jenë 135 prej tyre që do të mbyllen për disa ditë pa asnjë kontakt me botën jashtë, për të dalë vetëm pasi të kenë zgjedhur prijësin e ri të kishës katolike.

Kjo mbledhje vjen pas vdekjes së Papa Françeskut, i cili vdiq një javë më parë, më 21 prill, të hënën e Pashkëve, në moshën 88-vjeçare.

Vdekja e Papës erdhi pas një beteje të zgjatur shëndetësore që e shtroi në spital për javë të tëra./Indeksonline/