75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 08 Mars 2024 / Z S

Mblidhet KQZ-ja, diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet lidhur me verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.

Mbledhja pritet të nis në ora 13:30.

Më poshtë gjeni rendin e ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 11/2024
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregulloreve Zgjedhore Nr. 05, 08, 10 dhe 11/2024
  4. Raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut
  5. Vlerësimi i vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ
  6. Të ndryshme