75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / P M

Mblidhet KQZ-ja – Pritet certifikimi i kandidatëve, listës votuese dhe vendimi për qendra të votimit në përfaqësitë diplomatike

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite pritet të shqyrtohen dhe vendosen shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se në këtë mbledhje ky institucion pritet të vendosë për rekomandimin për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, sipas tij, në rend dite është edhe certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit si edhe do të trajtohet rekomandimi për qendrat e votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike.

Ky është rendi i ditës, i plotë:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  2. Aktivitetet e Zyrës:
    2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike që janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025.
  3. Këshillat e KQZ-së:
    3.1. Këshilli për operacione zgjedhore:
    3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për qendrat e votimit dhe numrin e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike.
    3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i specifikimeve për materialet e posaçme për votuesit e verbër për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen, më 28.12.2025.
    3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit maksimal të votuesve në vendvotime të rregullta për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen, më 28.12.2025.
    3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen, më 28.12.2025.
    3.1.5. Certifikimi i listës së votuesve, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen, më 28.12.2025.
    3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i ekzemplarit (pre print) të fletëvotimit si dhe numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen, më 28.12.2025.
    3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës se pranim – dorëzimit te materialeve zgjedhore nga KVV në QKN.
    3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i listës së QKN- së.
    3.1.9. Shqyrtimi i rekomandimit për ndërrimin e lokacionit të qendrës së votimit 2201 në Komunën e Shtimes.
    3.1.10. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës së votimit për persona me nevoja të veçanta (VPNV).
    3.2. Këshilli për çështje ligjore:
    3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të kuvendit komunal sipas komunave (Ferizaj, Gjakovë, Podujevë).
  4. Të ndryshme;