Mblidhet KQZ-ja, pritet të diskutohet për buxhetin e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje në ambientet e zyrave të saj. Në rend dite janë parashikuar një sërë çështjesh që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet lokale 2025 si edhe me funksionimin e brendshëm të institucionit.
Ndër pikat kryesore të mbledhjes është rekomandimi për formimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin e kundërshtimeve për zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Po ashtu, pritet të shqyrtohen dhe miratohen disa procedura standarde që kanë të bëjnë me veprimtarinë zgjedhore dhe regjistrimin e subjekteve politike.
Në mbledhje do të trajtohen edhe çështje buxhetore, përfshirë rishikimin e buxhetit të KQZ-së për vitin 2025 dhe raporti i komisionit për tjetërësimin e pasurisë jofinanciare në kuadër të zgjedhjeve. Gjithashtu, do të ketë raportime nga këshillat për informim publik dhe për personel, ndërsa një pjesë e mbledhjes i është rezervuar diskutimeve të ndryshme.