75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / LB

Mblidhet KQZ-ja, shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës do të bëjë shqyrtimin dhe miratimi e rekomandimit për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.

Në rend dite është edhe njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

RENDI I DITËS

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  2. Aktivitetet e SKQZ-së:
  • Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të
    Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
  1. Raport i Këshillave të KQZ-së:
     Këshilli për Çështje Ligjore:
  • Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për
    zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.
  • Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit
    Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.
  1. Të ndryshme;