08:44 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Mblidhet KQZ, këto janë pikat që do të diskutohen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhjen e radhës. Indeksonline mëson se katër pika të do të jenë në rënd të ditës së sotme.

Pika kryesore padyshim se do të jenë zgjedhjet në veri si dhe informatat nga QNR-ja lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveqan Leposaviq dhe Zubin Potok.

Tjetër temë do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për organizimin e referendumit konsultativ.

Poashtu, KQZ do të disktuojë edhe për formimin e panelit intervistues për pozitën e zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv dhe Drejtorit Ekzekutiv të ZRPP-së. /Indeksonline/