08:16 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / MSH

Mblidhet KQZ, rishikohet plani i buxhetit për zgjedhjet në veri

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë takim, mes të tjerash, do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planbuxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore.

Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

  • Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 04/2023
  • Aktivitetet e SKQZ-së
  • Aktivitetet e ZRCKFSP
  • Raport për azhurnimet vjetore të partive politike të regjistruara, 31 janar 2023.
  • Raportet e Këshillave të KQZ-së
  • Këshilli për Operacione Zgjedhore
  • Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës për “Punëtori në mes zyrtarëve komunal të zgjedhjeve dhe KQZ-së për planin e punës së KQZ-së për vitin 2023 dhe zbatimin e tij”,
  • Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave të Votimit,
  • Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave për distinktiv ID-Bexha dhe
  • Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit mbi realizimin e projektit Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje.
  • Këshilli për Buxhet dhe Financa
  • Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.
  • Këshilli për përsonel
  • Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit  të planit të angazhimit të stafit jo permanent për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.  
  • Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullave Zgjedhore
  • Të ndryshme