75 Mall Live Search
21:03 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / AR

Mblidhet Kryesia e Alternativës, i jep përkrahje veprimeve të Kurtit karshi dialogut

Sonte u mbajt mbledhja e Kryesisë së subjektit politik Alternativa.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila elaboroi situatën politike të sigurisë në Kosovë me theks të veçant në ngjarjet e fundit lidhur me qendrimet e Kosovës karshi dialogut.

Pas shtjellimit dhe diskutimeve nga anëtarët e kryesisë unanimisht dhe pa asnjë dilemë subjekti politik Alternativa i jep përkrahje dhe besim të pa rezervë qëndrimeve dhe veprimeve të kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës lidhur me këtë problematikë.