75 Mall Live Search
20:32 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mblidhet kryesia e Interit, Spalleti i ka orët e numëruara

Interi është mposhtur në San Siro nga Bologna me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A.

Luciano Spalleti dështon të fitoj në tri ndeshjet e fundit duke pësuar dy herë dhe barazuar një herë, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave italiane, në orët e ardhshme pritet që të mblidhen drejtuesit e skuadrës zikaltër dhe të shqyrtojnë shkarkimin e trajnerit.

Nëse kryesia vendos për shkarkimin e italianit, atëher Interi do të dal me komunikatë në orët e para të së hënës. /IndeksOnline/