75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / k.v

Mblidhet Kryesia e Kuvendit/ Në rend dite edhe Projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Kryesia e Kuvendit wshtw mbledhur në takimin e radhës për të vendosur për mbajtjen e seancës së re.

Në rend dite janë nëntë pika, duke përshirë edhe Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë.

Rendi i ditës:

I.     Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,  II.    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

6.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

7.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

8.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

9.    Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.                                                                                                                                                              III.     Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave: