75 Mall Live Search
17:42 / E Premte, 14 Korrik 2023 / MSH

Mblidhet Kryesia e LDK-së, kjo është arsyeja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë.

Burime të Indeksonline pohojnë se arsye e kësaj mbledhje janë zhvillimet e fundit në vend, sidomos dhuna e djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Indeksonline raporton se në këtë mbledhje po diskutohen gjithashtu hapat e metutjeshëm të LDK-së në ditët në vijim, pas kësaj ngjarjeje.

Kujtojmë se dje, Lidhja u distancua nga dhuna që ndodhi në Kuvend.

Deputetet e LDK-së nuk morën pjesë në këtë ngjarje, duke “soditur” nga distanca ato që ndodhën.

”Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.

Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.

Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj.

LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj” tha LDK në reagimin zyrtar që bëri dje.