75 Mall Live Search
18:40 / E Martë, 05 Janar 2021 / k.v

Mblidhet Kuvendi/ Pas pak votohet për angazhimin e FSK-së në Misionet Paqeruajtëse

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pas pak pritet votimi për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Misionet Paqeruajtëse.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka kërkuar votën e deputetëve për ta votuar këtë vendim, mjaftë të rëndësishëm për Republikën e Kosovës e në veçanti për sigurinë.