75 Mall Live Search
07:37 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / MSH

Mblidhet kuvendi për herë të 12-të, sërish tentohet konstituimi

Deputetët e zgjedhur për legjislaturën e re do të mblidhen për të tentuar sërish konstituimin e kuvendit.

Seanca është e dyta për këtë javë dhe e 12-ta nga 15 prilli, shkruan Indeksonline.

Mosmarrëveshjet mes partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës për emrin e kryeparlamentarit ka bërë që 11 seancat paraprake të dështoin.

Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur “përçarëse” figurën e saj, raporton IndeksOnline.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.