11:04 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mblidhet LDK-ja para takimit Kurti – Mustafa

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur në selinë e partisë për të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë, e cila do mbahet nga ora 11:00.

Poashtu më herët edhe lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.

Vlen të theksohet se dy liderët e LVV-së dhe LDK-së pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.