75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Mblidhet LDK-ja, vendoset për ditën kur votohet qeveria

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur në selinë e partisë për të vendosur në lidhje me seancën ku do të votohet qeveria Hoti, raporton IndeksOnline.

Deputetët e LDK-së bashkë me krerët e partisë janë në konsultime të brendshme dhe pas pak do të vendoset për kohën kur do të thirret seanca e Kuvendit për votim të qeverisë.

Pak më parë, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë për IndeksOnline se aktualisht ndodhen në parti në konsultime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, me mandatarin Avdullah Hotin dhe shefin e grupit parlamentar Arben Gashi./IndeksOnline/