10:36 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Mblidhet (online) sot Qeveria e Kosovë, pritet të merren disa vendime të rëndësishme

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit pritet që të mlidhet sot online. Kjo është konfirmuar nga shefi i ekzektuvit gjatë një vizite në Gjilan.

Kurti konfirmoi se do të merren disa vendime lidhur me covid-19, shkruan Indeksonline

“Sot do të kemi një takim online të qeverisë lidhur me atë se çfarë do të vazhdojmë me masat në vijim për kufizimin e lëvizjes. Në anën tjetër, të krijojmë hapësirën për bizneset tona që mos të ketë dëme ekonomike”, është shprehur ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vlerësuar anti-kushtetuese masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit.

Ajo ka njoftuar se vendimi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si afat për shfuqizimin e këtij vendimi ka lënë datën 13 prill.

Vlen të theksohet se presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim të vendimit të Qeverisë, vetëm një ditë më vonë. /Indeksonline/