75 Mall Live Search
18:36 / E Premte, 24 Tetor 2025 / F.R

Mblidhet PDK në Gjakovë, diskutohet për hapat e mëtejshëm pasi siguruan 6 asamblistë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka mbajtur sot një takim me strukturat e Degës dhe kandidatin për Kryetar të Komunës, Ervin Shabani.

Në këtë mbledhje u shprehën falënderime dhe mirënjohje për angazhimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të anëtarëve të Degës dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal gjatë procesit zgjedhor të 12 tetorit.

Beqa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit brenda strukturave të PDK-së në Gjakovë, duke vlerësuar se puna e bërë gjatë fushatës është bazë e mirë për të ardhmen e partisë në këtë komunë.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me përfundimin e procesit zgjedhor, analizimin e rezultateve si dhe orientimin e hapave të ardhshëm të Degës, me qëllim të forcimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë./IndeksOnline/