08:12 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / MSH

Mblidhet Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mabjë mbledhjen e radhës.

Takimi është njoftuar të nisë në ora 10:00.

Në rend të ditës janë pikat si në vijim:

  1. Shqyrtimi i Draftit të Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 (MAShTl)
  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në 13 projekte kapitale (MAPL)
  2. Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për dhënien në shfrytëzim pa kompensim të pronave të kërkuara nga Komuna e Ferizajt, të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës (MAPL)
  3. Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për dhënien në shfrytëzim në afat prej pesëmbëdhjetë (15) vite të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit, të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës (MAPE)
  4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokimin e mjeteve financiare në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për 3 projekte kapitale në Komuna (MZhR)
  5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimii Projektit: “Ndërtimi i Ndërtesës Administrative” për nevoja të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës (MMPHI)
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore ”Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi f’CasablankaÎ’) për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI)
  7. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Odën Ekonomike të Kosovës (MINT)
  8. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Nëpunësit Civil në Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive (MD)
  9. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Fushën e Mbrojtjes së Natyrës (MMPHI)
  10. Të ndryshme