75 Mall Live Search
14:25 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Qeveria e Kosovës është mbledhur në një takim të radhës.

Në rend të ditës, ndër të tjerash, është shqyrtimi i projektligjit prë parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ibër Lepenci”, shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Komisionit Shtetëror për pranimin në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit të parë për integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare mes Kosovës dhe Komisionir Evropian.