Mblidhet qeveria në detyrë
Qeveria në detyrë do të mblidhet sot.
Nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i propozimvendimit për konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)
Shqyrtimi i propozimvendimit për aprovimin e ekstraktit të procesverbalit dhe të transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) shqyrtimi i propozimvendimit preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, parku me erë-Zatriq” (MMPHI)
Shqyrtimi i propozimvendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të ndërmarrjes shoqërore industria e mobilieve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)
Shqyrtimi i propozimvendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “ndërtimi i lidhjes së Vitisë me autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)
Shqyrtimi i propozimvendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës transit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)
Shqyrtimi i propozimvendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)
Shqyrtimi i propozimvendimit për aprovimin e raportit të tretë të punës së Komisionit për vlerësimin e sistemeve shtetërore të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike (MPB).

