Mblidhet qeveria në detyrë, pritet të merren këto vendime
 
				Qeveria e Kosovës në detyrë sot në orën 9:30 do ta mbajë mbledhjen e radhës.
IndeksOnline ka siguruar edhe pikat e rëndit të ditës të cilat pritet të diskutohen në këtë mbledhje.

Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:
- Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të qeverisë (270, 271 dhe 272).
- Shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e republikës së Kosovës për vitin 2026.
- Shqyrtimi i propozimvendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat: Prizren dhe Malishevë.
- Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
- Shqyrtimi i Draftraportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.
- Të ndryshme.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                