75 Mall Live Search
09:05 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / A. M.

Mblidhet Qeveria, ora 10:00

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 10:00.

Lajmin e ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë, gazetarët, kameramanët dhe fotografët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.