75 Mall Live Search
07:31 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / OSH

Mblidhet Qeveria, pritet të miratohet projektligji i pagës minimale

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat e tij, do ta nisin mbledhjen me fillim të orës 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, është edhe projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Këtë e ka bërë ditur vet Kurti përmes një konference mëngjesin e së martës, duke treguar se paga miminale do të rritet dhe do të hiqet tatimi për 250 euro pagë.