14:37 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Mblidhet Qeveria, pritet të shqyrtohet taksa ndaj Serbisë!

Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Pikë e katërt e rendit të ditës pritet të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së masës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës shfuqizimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë, por nga qeveria po thonë se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga autoritetet amerikane që të tërhiqet taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.