09:59 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot me fillim prej orës 14:00, Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Në njoftimin për media nuk është bërë e ditur se për çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Kujtojmë se sot me ftesë të kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett do të takohen dhe do të bisedojnë për taksën.