75 Mall Live Search
15:27 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Mblidhet shtabi emergjent në Komunën e Prishtinës, Zogaj jep detaje

Shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Prishtinës, është mbledhur dje.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj Komune, Alban Zogaj, i cili ka ndarë edhe detaje nga kjo mbledhje.

Në bazë të konsultimeve, janë marrë një mori vendimesh të cilat kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas Zogajt, vendimet janë si në vijim:

– Të organizohet puna vetëm me staf esencial;

– Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:

1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19;

2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

– Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart;

– Obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;

– Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.

– Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura;

– Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë;

– Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022;

– Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Zogaj gjithashtu ka njoftuar se sipas statistikave të fundit, 78% e punonjësve janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit./Indeksonline/