07:29 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / C E

​Mblidhet sot Qeveria, nuk dihen pikat e ditës

Në mëngjesin e sotëm do të mblidhet kabineti qeveritar.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti do të mbahet në ora 08:30.

Derisa nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar për mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritarë, në këtë njoftim nuk kanë bërë të ditur pikat e rendit të ditës.