75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Mblidhet struktura udhëheqëse e LDK-së

Pak më parë në selinë kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është mbledhur struktura udhëheqëse e saj.

Në këtë takim po marrin pjesë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu si dhe Anton Quni, etj. Ndërsa nuk dihet nëse brenda këtij takim është ftuar kryetarja e Kuvendit, njëherit nënkryetarja e kësaj partie Vjosa Osmani.

Temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit në vend sa i përket votimit të qeverisë së re të udhëhequr nga LDK-ja, në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë dhe  Nisma Social Demokrate.