75 Mall Live Search
10:18 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Mblidhet Vetëvendosja, i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti!

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo është mbledhja e parë me kryesinë e re e cila u zgjodh më 23 tetor të vitit që shkoi, shkruan Indeksonline

I pranishëm është edhe kryeministri, njëherësh kryetari i partisë më të madhe në vend, Albin Kurti.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë 120 delegat.

Kjo mbledhje në rend të ditës ka 11 pika. /Indeksonline/