75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbolli 102 bimë narkotike në mal të Shtimes, dënohet me dy vite burg

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, sot më 27 mars 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor,  pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform nenit 278  paragrafi 2 të KPPRK-së.

I pandehuri A.B, akuzohet se në shtator të vitit 2017, në Komunën Shtime, në një mal ka kultivuar bimë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që i njëjti kishte mbjellë njëqindedy (102)  bimë narkotike, njëzetepesë (25) bimë kanë qenë të njoma, kurse shtatëdhjeteshtatë (77) bimë të tata – të përgatitura për shitje apo shpërndarje, të cilat pas kontrollit nga ane e Policisë janë konfiskuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Indeksonline/