09:58 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

MPB-ja- e përkushtuar në luftën globale kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në  cilësinë e Koordinatorit nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimit të terrorizmit, ka mbajtur takimin e parë informues me anëtarët e Grupit punues për hartimin e Strategjisë shtetërore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimit të terrorizmit.

Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe si i tillë është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me saktë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi ministri Veliu.

Strategjia do të bazohet në nevojat e identifikuara nga institucionet relevante dhe do të hartohet përmes një procesi konsultativ dhe gjithëpërfshirës.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në luftën globale kundër terrorizmit.