75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 08 Janar 2026 / G T

Mbrëmë e zhvilloi ndeshjen e fundit me Lazion, Guendouzi niset drejt Turqisë

Futbollisti i njohur francez, Matteo Guendouzi, është nisur drejt Turqisë për t’u transferuar te skuadra e tij e re.

Fenerbahce ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe skuadrën e Lazios, për transferimin e mesfushorit, shkruan Indeksonline

Klubi turk do të paguajë shifrën prej 29 milionë eurosh për futbollistin francez.

Guendouzi mbrëmë luajti ndeshjen e tij të fundit me Lazion në Serie-n A dhe sot është nisur drejt Stambollit.

Kujtojmë se mesfushori francez në të kaluarën ka luajtur te skuadra e Arsenalit./Indeksonline/