14:55 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / B O

Mbrëmë Haaland, sot Dabiqaj, deçanasi shënon 5-she “në kajmak” ndaj Trepçës 89

5-shen e Erling Haaland duket se do ta lë nën “hije” një futbollist deçanas.

Albert Dabiqaj i Gjilanit sapo ka shënuar golin e pestë në ndeshjen që skuadra e tij po e fiton bindshëm ndaj Trepçës 89.

Pesë golat për Gjilanin i ka shënuar Dabiqaj duke arritur shifrën e frikshme që Haaland e arriti mbrëmë ndaj Leipzig./Indeksonline/