75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / G T

Mbrëmë humbi shumë raste, Maresca i del në mbrojtje Cole Palmerit: Nuk duhet të mbështetemi gjithmonë tek ai!

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca foli në konferencë për media pas ndeshjes ndaj Southamptonit.

Cole Palmer, futbollisti anglez humbi shumë raste dhe u pa shumë i dëshpëruar pas takimit, shkruan Indeksonline

Maresca në konferencë tha se Cole Palmeri duhet të punojë shumë dhe s’duhet të mbështetet klubi tek ai.

“Unë thashë që kur filluam se nuk mundemi të mbështetemi te Cole Palmeri në çdo ndeshje. Ai duhet të vazhdojë të punojë, të jetë i lumtur, të qeshë ashtu siç bën.

“Ne jemi plotësisht të kënaqur me atë. Është normale të kalosh në momente jo të mira. Por me rëndësi ai luftoi për të shënuar gjatë gjithë kohës”, u shpreh Enzo Maresca

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në të gjitha garat, zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 14 gola dhe bëri gjashtë asiste./Indeksonline/