Mbrëmë ishte për “Prime”, çfarë ndodhi sot me Leonora Jakupin (Foto)
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, po shfaqet në rolin e opinionistes, duke marrë vëmendjen e publikut që nga paraqitja e parë, shkruan IndeksOnline.
Prania e saj në panel është pritur jashtëzakonisht mirë nga audienca, e cila ka vlerësuar stilin e saj të qetë, komentet e balancuara dhe karizmën që sjell në program.
Sot, një ditë pas “Prime”, Leonora ka pranuar një numër të madh komentesh nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për performancën dhe analizat e saj në lidhje me dinamiken brenda shtëpisë së famshme.




