Mbrëmë ishte superior ndaj tyre, Juventusi interesohet për portierin e Kosovës
Aro Muriq mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të janarit.
Për portierin nga Kosova janë interesuar disa skuadra, përfshi këtu edhe Juventusin, shkruan Indeksonline
Edhe pse mori tri gola, Aro Muriq mbrëmë ishte fantastik – duke bërë tetë mbrojtje.

Ai ra në sy të skautëve të “Zonjës së vjetër”, të cilët tashmë janë interesuar për shërbimet e portierit “dardan”.
27-vjeçari është i huazuar nga Ipswich Town te Sassuolo në Serie-n A. Muriq është duke kaluar momente fantastike në futbollin italian, andaj një marrëveshje me Juventusin do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e tij.
Kujtojmë se Muriq është prodhim i skuadrës së madhe angleze, Manchester City./Indeksonline/
🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Sassuolo goalkeeper Aro Muric who is on loan from Ipswich Town is being eyed by Italian giants Juventus, according to Tuttosport. ✍️👀#itfc pic.twitter.com/5szUcQINsj
— ITFC Published (@itfcpublished) January 6, 2026

