Mbrëmë na koritën burrat, sot na nderuan fëmijët, Kosova U21 e nis me fitore

Kosova U21 i ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset për europianin U21.
Dardanët e rinj kanë mposhtur bashkëmoshatarët nga Estonia me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Golat për Kosovën i shënuan Llugiqi në minutën e 40-të dhe Hoti në minutën e 70-të.
Pesë minutat e fundit Kosova luajti me 10 lojtarë pasi që Letaj u ndëshkua me të kuq.
Me këtë fitore, Kosova është e para me 3 pikë derisa ndeshjet tjera do të luhen në shtator. /IndeksOnline/